` `

Shërbimet dentare


Implantologjia e osteointegruar

Implantologjia (mbjellia e dhembeve) eshte nje teknike kirurgjikale e cila lejon zevendesimin e dhembeve qe mungojne, duke rikthyer funksionin pertypes dhe nje estetike optimale. Funksionon nepermjet vendosjes ne kocke te rrenjeve artificiale, te quajtura implante, mbi te cilet montohen dhembet artificial. Implantet jane nje material biokompatibel i cili nuk jep alergji dhe lejon rritjen e kockes ne kontakt me siperfaqen e implantit. Zgjidhjet implantare jane te ndryshme persa i perket teknikes, numrit te implanteve dhe tipologjine e materialeve. Ky variabilitet reflektohet tek koha dhe kostot e trajtimeve.
I perket stomatologut, nepermjet nje vleresimi te detajuar te vendose per tekniken me te pershtatcme per ju.

Konservative dhe Endodoncia

Çfarë është stomatologjia konservative?
Stomatologjia konservative është një dege e stomatologjisë rikonstruktive e cila merret me kurën e dhëmbëve te krimbur, me procedurat për eliminimin e kariesit, se dhe me procedurat e mbylljes se kavitetit se formuar nga eliminimi i smaltit dhe dentinës se krimbur, nëpërmjet materialeve te caktuara.
Si te mbrohemi nga kariesi?
Forma e pare e parandalimit sigurisht është një higjienë orale e drejte, për eliminimin e pllakëzave bakteriale, një diete e kujdesshme me konsumimin e sheqernave, gjithsesi as pastrimi me optimali dhëmbëve nuk mund te eliminojë komplet pllakëzat bakteriale. Kontrolli periodik tek dentisti është i domosdoshëm për parandalimin ne fazat fillestare te krimbjes nëpërmjet aparaturave specifike.
Kurimi i kariesit ne strukturën tone
Kariesi i sapo formuar nuk shërohet vete ndaj është i nevojshëm ndërhyrja e dentistit për bllokimin e evolucionit te tij.
Mbushja estetike: Teknika ekzekutohet n.q.s. krimbja ka dimensione te vogla dhe ka prekur zmaltin edhe dentinën, stomatologu eliminon indin e infektuar deri sa arrin atë te saktin dhe rimodelon dhembin duke mbushur kavitetin me një rrëshire speciale me te njëjtën ngjyre me atë te dhëmbit.
Devitalizimi (Heqja e nervit): Kjo teknike ekzekutohet kur infeksioni karioz ka prekur dhomën pulpare, pra pjesën e gjalle te dhëmbit ndaj është e nevojshme kurimi kanalar i dhëmbit d.m.th. eliminimi i indit te infektuar prezent ne kanal edhe ne rrënjën e dhëmbit. Pasi është kryer përpunimi i kanaleve kryhet mbyllja kanalare dhe rikonstruktimi i dhëmbit me mbushje, ose vide xhami përforcuese ose ne rastet e nevojshme dhembi vishet me një këllëf metal porcelani, zirkon ose ndonjë materiale tjetër.
Përgjithësisht endodoncia tenton te konservoje dhembet te cilët kane pësuar një dem te madh ne strukture e cila kalon ne infeksion dhe ne vdekje te nervit me probleme te cilat transferohen ne indet e afërta.
Shkulja e dhëmbit: ekzekutohet ne rastet kur krimbja ka shkatërruar dhembin aq shume sa është i parikuperueshëm ndaj procedohet me eliminimin e tij. Dhembi i eliminuar mund te zëvendësohet me një rrënje artificiale (implant) ose me një strukture protezikale i ashtuquajtur ure sepse dhembi qe mungon mbështetet tek dhembet përbri.
Do jete stomatologu i cili do t’iu shpjegoje zgjidhjen me te përshtateshe për situatën tuaj klinike.

Proteza fikse dhe e levizëshme

Proteza fikse dhe e levizeshme
Ekzistojne motive te ndryshme te cilat cojne ne humbjen e nje dhembi, aksidentet, krimbjet e pakuruara, parodontiti etj. Cilado qofte shkaku sigurisht eshte nje ngjarje traumatike e cila jep probleme estetike dhe funksionale. Sot mund te kthehet buzeqeshja nepermjet zgjidhjeve te cilat lejojnerehabilitimin total ne kohe te shkurtuara. Shpeshhere diferenca cmimesh te konsiderueshme korrespondojne me teknika te ndryshme. Ne qendren tone shpjegojme vantazhet dhe disavantazhet , ne kete menyre jeni ju te informuar dhe bashkepunoni ne planin e trajtimit.
Kur mungon nje dhemb
Ekzistojne 2 menyra kryesore implanti dhe ura. Menyra tradicionale per zevendesimin e nje dhembi qe mungon eshte proteza e pjeseshme fikse ose ura e cila cementohet tek dhembet perbri dhembit qe mungon. Implanti konsiston nenje kurore e cila mbeshtetet ne nje rrenje titani. Te dyja keto zgjidhje kane vantazhet dhe disavantazhet e tyre ndaj behet nje vleresim ndermjet pacientit dhe stomatologut.
Kur mungojne disa dhembe
Kur mungojne 2 ose 3 elemente dentare mund te perdoren urat vetem ne rast se sasia elementeve dentare dhe situata e tyre parodontale eshte optimale. Saq me shume dhembe mungojne aq me i madh eshte mbingarkesa e elementeve te ngelur. Kur ura eshte e mbingarkuar probabiliteti i qendrueshmerise ne kohe ulet. Ne keto raste kalohet ne nje proteze te pjeseshme te levizeshme kjo zgjidheje eshte me ekonomike se implantet por paraqet disavantazhet e saj psh: eshte me voluminoze se ajo fikse, duhet hequr pas cdo vakti per tu pastruar, nuk paraqet stabilitet dhe ka veshtiresi ne mbajtjen e saj.
Kur mungojne te gjithe dhembet
Kur mungojne dhembet ose keni proteze te levizeshme totale nje zgjidhje e vlefshme do ishte nje ure fikse e nkoruar ne implante. Ekzistojne zgjidhjet tradicionale me nje nr variabel implantesh nga 6 ose 8 te shperndare ne harkaten superiore ose inferiorene ne te ciletmontohet nje ure ne rezine ose bne metal.porcelan. Koj lloj zgjidhje ekzekutohet ne raste se cilesia dhe volumi i kockes jane optimale. Ne rast se sasia e kockes eshte e limituar (jo cilesia) mund te ekzekutohet teknika e all on four e cila konsiston ne nje ure te montuar ne 4 implante te montuar pjerrtas ne kocke. Nepermjet kesaj teknike reduktohet koha dhe kostoja e nje strukture protezikale fikse.